3 Por egjiptianët janë njerëz,+ dhe jo Perëndia; kuajt e tyre janë mish+ dhe jo frymë. Jehovai do të shtrijë dorën, dhe ai që po jep ndihmë, do të pengohet, kurse ai që po ndihmohet, do të bjerë.+ Të gjithë ata do të marrin fund në të njëjtën kohë.
5 Kështu thotë Jehovai: ‘Ai që ka besim te njeriu+ e që e ka shpresën te krahu i njeriut,+ dhe zemra e të cilit largohet nga Jehovai,+ është i mallkuar.
17 Me gjithë ushtrinë e tij të madhe e me gjithë atë turmë të madhe, faraoni nuk do ta bëjë që t’ia dalë në këtë luftë,+ duke ngritur ledhe e mure rrethuese për të shfarosur shumë shpirtra.+