8 Kështu ata vajtën te Gedaliahu në Mizpah, po, Ismaeli,+ biri i Netaniahut, Johanani+ dhe Jonatani, bij të Kareahut, Serajahu, biri i Tanumetit, bijtë e netofathitit+ Efai, dhe Jazaniahu,+ biri i makathitit,+ bashkë me njerëzit e tyre.+
2 Pastaj Ismaeli, biri i Netaniahut, bashkë me dhjetë burrat që ishin me të, u ngritën dhe goditën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, biri i Shafanit.+ Kështu Ismaeli vrau atë që mbreti i Babilonisë e kishte caktuar mbi vendin.+