15 Unë do të thërras tërë fiset e mbretërive të veriut,—thotë Jehovai,+—dhe ata do të vijnë e do të vënë secili fronin e vet në hyrje të portave të Jerusalemit,+ kundër tërë mureve të tij rreth e qark dhe kundër tërë qyteteve të Judës.+
«Ja, po vijnë ujëra+ nga veriu,+ dhe janë bërë një përrua përmbytës. Ato do të përmbytin vendin dhe gjithçka që është në të, qytetin dhe ata që banojnë në të.+ Burrat do të bërtasin, dhe kushdo që banon në vend, do të ulërijë.+