12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit.+ Ata të Judës që janë hallakatur, do t’i mbledhë nga të katër skajet e tokës.+
18 Në ato ditë, ju, o të shtëpisë së Judës, dhe ju, o të shtëpisë së Izraelit,+ do të ecni krah për krah+ e do të dilni nga vendi i veriut për te vendi që u kisha dhënë si trashëgimi paraardhësve tuaj.+
11 Bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të mblidhen e do të jenë të bashkuar.+ Ata do të vënë një krye për veten e tyre dhe do të dalin nga vendi,+ sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit.+