13 Për shkak të indinjatës së Jehovait, ajo nuk do të banohet më+ dhe do të bëhet e tëra një shkreti.+ Kushdo që do të kalojë nëpër Babiloni, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.+
39 Prandaj kafshët e vendeve pa ujë do të banojnë me kafshët që ulërijnë, dhe në të do të banojnë strucët.+ Ajo nuk do të banohet më kurrë, dhe për të s’do të ketë më vend brez pas brezi.+
40 Ashtu siç e përmbysi Perëndia Sodomën, Gomorrën+ dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—po ashtu atje nuk do të banojë asnjeri, dhe asnjë bir njeriu nuk do të banojë në të si i ardhur.+