6 Jehovai ka një shpatë. Ajo do të lahet në gjak+ dhe do të përlyhet me dhjamë, me gjakun e deshve të rinj e të cjepve, me dhjamin+ e veshkave të deshve. Sepse Jehovai do të bëjë një flijim në Bozrah dhe një masakër të madhe në Edom.+
27 Masakroja gjithë demat e rinj.+ Le të shemben përdhe në thertore.+ Mjerë ata, sepse erdhi dita e tyre, erdhi koha që të drejtohet vëmendja kundër tyre!+
18 Do të hani mishin e të fuqishmëve+ dhe do të pini gjakun e prijësve të tokës: desh, qengja të vegjël,+ cjep e dema të rinj,+ tërë kafshët e majme të Bashanit.+
3 Zemërimi im është ndezur kundër barinjve.+ Do t’u kërkoj llogari+ udhëheqësve që janë porsi cjeptë,+ sepse Jehovai i ushtrive e ka drejtuar vëmendjen nga kopeja e tij,+ nga shtëpia e Judës, dhe e ka bërë atë si një kalë+ madhështor në betejë.