23 Princat e tu janë kokëfortë dhe ortakë me hajdutët.+ Të gjithë ata e duan ryshfetin+ dhe shkojnë pas dhuratave.+ Kur gjykojnë, nuk i japin të drejtën jetimit dhe çështja ligjore e vejushës nuk arrin të dalë para tyre.+
17 Atë ditë ju do ta quani Jerusalemin froni i Jehovait,+ dhe tek ai do të mblidhen gjithë kombet,+ që atje t’i japin lavdi emrit të Jehovait.+ Ato nuk do të ecin më me kokëfortësi, si t’u dojë zemra e tyre e ligë.+
8 Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë,+ përkundrazi ecën secili me kokëfortësi, siç i donte zemra e tij e ligë.+ Prandaj unë bëra t’u binin mbi kokë tërë fjalët e kësaj besëlidhjeje, që i urdhërova të zbatonin, por që nuk i zbatuan.”»
12 Por ata thanë: «Është e kotë,+ sepse do të ecim sipas mendimeve tona dhe secili nga ne do të veprojë me kokëfortësi, si t’i thotë zemra e vet e ligë.»+
51 O njerëz kryeneçë dhe të parrethprerë në zemra+ e në veshë, ju gjithmonë i kundërviheni frymës së shenjtë. Siç bënë paraardhësit tuaj, ashtu bëni edhe ju.+