7 Kështu, bijtë e Izraelit bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait. Ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre,+ dhe u shërbyen Baalëve+ e shtyllave të shenjta.+
10 Ata filluan t’i thërritnin Jehovait për ndihmë:+ ‘Kemi mëkatuar,+ sepse kemi lënë Jehovain që t’u shërbejmë Baalëve+ dhe shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ Na çliro+ nga dora e armiqve tanë, që të të shërbejmë ty.’
2 Sa më shumë u thërritnin,+ aq më shumë izraelitët iknin prej tyre.+ Nisën t’u bënin flijime shëmbëlltyrave të Baalit+ dhe t’u paraqitnin tymin e blatimit shëmbëlltyrave të skalitura.+