33 Mos e ndotni vendin ku jeni. Vendin e ndot gjaku,+ dhe për tokën nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për gjakun që është derdhur në të, përveçse me gjakun e atij që e derdhi.+
23 kufoma e tij nuk duhet të rrijë gjithë natën në shtyllë,+ por duhet varrosur patjetër po atë ditë, sepse ai që varet në shtyllë+ është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk duhet ta ndotësh tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, si trashëgimi.+
18 Para së gjithash unë do t’ua shpaguaj tërë fajin+ dhe mëkatet e tyre, ngaqë përdhosën vendin tim.+ E kanë mbushur trashëgiminë time me kufomat e idhujve të tyre të pështirë e të neveritshëm.’”»+
17 «Bir njeriu, kur ata të shtëpisë së Izraelit banonin në tokën e tyre, e ndotnin atë me udhën e me veprimet e tyre.+ Udha e tyre ishte bërë për mua si papastërtia e të përmuajshmeve të grave.+