BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Samuelit 16:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 7 Por Jehovai i tha Samuelit: «Mos i shiko pamjen dhe shtatin e lartë,+ sepse unë e kam hedhur poshtë. Perëndia nuk sheh si sheh njeriu,+ sepse njeriu sheh atë që sheh syri,+ kurse Jehovai sheh zemrën.»+

  • 1 Kronikave 28:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Dhe ti biri im Solomon, njihe+ Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji+ atij me gjithë zemër+ e me shpirt plotësisht të kënaqur,+ sepse Jehovai heton gjithë zemrat+ dhe dallon çdo prirje të mendimeve.+ Nëse e kërkon, ai do të të lërë që ta gjesh,+ por nëse e lë,+ ai do të të hedhë tej përgjithmonë.+

  • Psalmi 7:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  9 Të lutem, jepi fund ligësisë së të ligjve,+

      dhe bëje të patundur njeriun e drejtë!+

      Perëndia i drejtë+ heton zemrën+ dhe veshkat.+

  • Proverbat 11:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 20 Dredharakët në zemër janë të pështirë për Jehovain,+ por të paqortueshmit në udhën e tyre janë kënaqësi për të.+

  • Jeremia 17:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Unë, Jehovai, hetoj zemrën+ dhe shqyrtoj veshkat,+ për t’i dhënë secilit sipas udhëve të veta,+ sipas frytit të veprimeve të tij.+

  • Jeremia 20:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 Por ti, o Jehova i ushtrive e heton të drejtin,+ ti sheh veshkat dhe zemrën.+ Le të shoh hakmarrjen tënde ndaj tyre,+ sepse ty ta kam bërë të ditur çështjen time ligjore.+

  • Zbulesa 2:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 23 Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që shqyrton veshkat dhe zemrat, dhe secilit nga ju do t’i jap sipas veprave të veta.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo