10 Unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ti e ke lënë të mashtrohet krejtësisht këtë popull+ dhe Jerusalemin me fjalët: ‘Do të keni paqe’,+ ndërsa shpata i kanoset shpirtit të tyre.»
31 Profetët profetizojnë gënjeshtra,+ kurse priftërinjtë shtypin popullin me gjithë fuqinë e tyre.+ E megjithatë popullit tim i ka pëlqyer kështu.+ Çfarë do të bëni pasi kjo gjë të përfundojë?!”»+
17 U thonë vazhdimisht atyre që më përbuzin: “Jehovai tha: ‘Do të keni paqe.’”+ E kujtdo që ecën me kokëfortësi, si t’i thotë zemra,+ i thonë: ‘Asnjë e keqe nuk do t’ju bjerë.’+
9 Por ju mos i dëgjoni profetët,+ ata që merren me fall, ëndërrimtarët,+ ata që merren me magji dhe shtriganët tuaj,+ që ju thonë: ‘Ju nuk do t’i shërbeni mbretit të Babilonisë.’+
10 Po, sepse ju, o profetë, e keni çuar popullin tim në rrugë të gabuar, duke i thënë: “Ka paqe”, kur paqe s’ka.+ Kur populli ndërton një mur, ju më kot+ e vishni me gëlqere.’+
11 Krerët e tij gjykojnë për të marrë ryshfet,+ priftërinjtë e tij mësojnë me pagesë,+ ndërsa profetët e tij merren me fall për para.+ E megjithatë, vazhdojnë të mbështeten te Jehovai e thonë: «A nuk është Jehovai mes nesh?+ Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne.»+