12 Kështu, ata e braktisën Jehovain, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga Egjipti,+ dhe ndoqën perënditë e tjera mes perëndive të popujve që ishin rreth e qark tyre.+ Ata nisën të përkuleshin para tyre dhe e fyen Jehovain.+
26 Megjithatë, ata u bënë të pabindur,+ ngritën krye kundër teje,+ e hodhën ligjin tënd prapa krahëve,+ vranë profetët e tu,+ të cilët i paralajmëruan* që të ktheheshin te ti.+ Ata kryen veprime që tregonin përbuzje të thellë.+
8 Priftërinjtë nuk thanë: ‘Ku është Jehovai?’+ Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,+ kurse barinjtë kryen shkelje ndaj meje.+ Madje edhe profetët profetizuan në emër të Baalit+ dhe rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.+
7 Si mund të të fal për këtë gjë?! Bijtë e tu më lanë dhe betohen+ për atë që nuk është Perëndi.+ Unë i kënaqja,+ por ata vazhduan të kryejnë kurorëshkelje+ dhe shkojnë turma-turma në shtëpinë e një prostitute.