8 Por ashtu si fiqtë e këqij që nuk hahen,+—thotë Jehovai,—po kështu do ta lë Zedekinë,+ mbretin e Judës, bashkë me princat, ata të Jerusalemit të mbetur në këtë vend,+ dhe ata që banojnë në Egjipt.+
13 Unë do ta hedh rrjetën time mbi të, dhe ai do të ngecë në rrjetën time të gjuetisë.+ Do ta çoj në Babiloni, në vendin e kaldeasve,+ por ai nuk do ta shohë dhe do të vdesë atje.+
37 Tani unë, Nabukodonosori, lëvdoj, lartësoj dhe i jap lavdi Mbretit të qiejve,+ sepse gjithë veprat e tij janë e vërteta dhe udhët e tij janë drejtësi,+ sepse ai është në gjendje t’i poshtërojë ata që ecin me krenari.»+
24 Ata do të bien nga tehu i shpatës e do të shkojnë në robëri në të gjitha kombet,+ kurse Jerusalemin do ta shkelin kombet, derisa të përmbushen kohët e caktuara+ të kombeve.