BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Psalmi 82:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  3 Jini gjykatës të drejtë për të varfrin e për jetimin.*+

      Jepini të drejtën të munduarit dhe të vobektit.+

  • Psalmi 94:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  6 Vejushën dhe të ardhurin i vrasin,+

      jetimit* jetën ia marrin+

  • Isaia 1:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 17 Mësoni të bëni mirë,+ kërkoni drejtësinë+ dhe vini në rrugë të drejtë shtypësin.+ Kur gjykoni, jepini të drejtën jetimit*+ dhe mbroni çështjen e vejushës.»+

  • Jeremia 7:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 nëse nuk shtypni asnjë të ardhur, asnjë jetim* dhe asnjë vejushë,+ nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend+ dhe nëse nuk shkoni pas perëndive të tjera për të keqen tuaj,+

  • Zakaria 7:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Mos ia hani hakun as vejushës,+ as jetimit,*+ as të ardhurit+ dhe as të munduarit.+ Mos kurdisni në zemrën tuaj asgjë të keqe kundër njëri-tjetrit.’+

  • Malakia 3:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 5 «Unë do t’ju afrohem për t’ju gjykuar+ dhe do të dëshmoj pa u vonuar+ kundër shtriganëve,+ kundër kurorëshkelësve,+ kundër atyre që betohen në mënyrë të rreme,+ kundër atyre që veprojnë me hile me pagën e rrogëtarit,+ me vejushën+ dhe me jetimin,*+ si dhe kundër atyre që përzënë të ardhurin,+ ndërkohë që nuk kanë frikë nga unë,+—ka thënë Jehovai i ushtrive.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo