BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 4:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 24 Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është një zjarr që përpin,+ një Perëndi që kërkon t’i përkushtoheni vetëm atij.+

  • Psalmi 21:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  9 Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur të vijë koha që të shfaqesh.+

      Ti, o Jehova, do t’i përpish në zemërimin tënd, dhe zjarri do t’i gllabërojë.+

  • Isaia 30:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 Sepse tashmë Tofeti+ është bërë gati për të. Ai është përgatitur edhe për mbretin.+ Atje ai ka mbushur me dru një vend të thellë. Zjarri bubulon dhe drutë janë me shumicë. Fryma e Jehovait, ashtu si një përrua squfuri, po e ndez atë.+

  • Jeremia 21:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 O shtëpi e Davidit,+ kështu thotë Jehovai: “Jepni çdo mëngjes+ vendime me drejtësi+ dhe çlirojeni atë që i është bërë një padrejtësi nga dora e mashtruesit,+ me qëllim që tërbimi im të mos shpërthejë si zjarr+ e të djegë, dhe askush të mos e shuajë dot, për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.+

  • Ezekieli 22:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 20 Si mblidhet argjendi, bakri, hekuri,+ plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe i fryjnë+ zjarrit mbi ta, që t’i shkrijnë,+ po ashtu do t’ju mbledh në zemërimin dhe në tërbimin tim, do të fryj mbi ju dhe do t’ju shkrij.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo