15 Njerëzit e Joabit erdhën, e rrethuan Shebën në Abel të Beth-Makahut dhe ngritën një ledh rrethues kundër qytetit,+ sepse ai ndodhej brenda një ledhi mbrojtës. Gjithë njerëzit që ishin me Joabin po gërmonin themelet e murit për ta rrëzuar.
6 Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive: «Pritni dru+ dhe ngrini një ledh+ kundër Jerusalemit. Ai është qyteti që i duhet kërkuar llogari.+ Në mesin e tij nuk ka veçse shtypje.+
24 Ja, në qytet kanë ardhur njerëz e kanë ngritur ledhe rrethuese+ për ta pushtuar,+ e nga shpata,+ zia e bukës+ dhe murtaja+ ai do të bjerë në duart e kaldeasve, që po luftojnë kundër tij.+ Gjithçka që ke thënë, ka ndodhur, dhe ti po e sheh këtë.+
8 Me shpatën e tij, ai do të bëjë kërdinë në fshatrat që ke në fushë, do të bëjë kundër teje një mur e një ledh rrethues+ dhe do të ngrejë kundër teje një mburojë të madhe.