9 Shërbëtorët e mi do t’i zbresin trungjet nga Libani+ në det, dhe unë do të bëj me to lundra e do t’i çoj nëpërmjet detit atje ku të më thuash ti.+ Pastaj do t’i zgjidh dhe ti do t’i mbartësh. Ndërsa ti do të ma plotësosh dëshirën, duke më dhënë ushqim për shtëpinë time.»+
10 Ja, shërbëtorëve të tu, pra, mbledhësve të drurit, prerësve të pemëve, do t’u jap njëzet mijë korë grurë+ si ushqim, njëzet mijë korë elb, njëzet mijë bato verë+ dhe njëzet mijë bato vaj.»
7 U dhanë para+ gurprerësve+ dhe mjeshtërve,+ kurse sidonitëve+ dhe tirasve+ u dhanë ushqime,+ pije dhe vaj,+ me qëllim që të sillnin nëpër det dru cedri nga Libani+ deri në Jopë,+ sipas lejes që u kishte dhënë Kiri,+ mbreti i Persisë.
20 Ai donte të luftonte kundër popullit të Tirit e të Sidonit. Por ata, pasi i mbushën mendjen Blastit, një njeriu me përgjegjësi në pallatin mbretëror, u paraqitën të gjithë së bashku para tij dhe kërkuan paqe, sepse vendi i mbretit i furnizonte me ushqim.+