6 Sepse na ka lindur një fëmijë,+ na është dhënë një bir+ dhe mbi supet e tij do të jetë sundimi princëror.+ Ai do të thirret Këshilltar i Mrekullueshëm,+ Perëndi i Fuqishëm,+ Atë i Përjetshëm,+ Princ i Paqes.+
5 Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do t’i nxjerr Davidit një filiz të drejtë.+ Do të mbretërojë një mbret,+ dhe ai do të veprojë me maturi, do të gjykojë me drejtësi dhe do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+