BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 19:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 8 Atëherë gjithë populli u përgjigj njëzëri: «Jemi gati të bëjmë gjithçka që thotë Jehovai.»+ Menjëherë, Moisiu ia njoftoi Jehovait fjalët e popullit.+

  • Levitiku 26:40
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 40 Do t’i rrëfejnë fajet e tyre+ e të etërve, dhe se si u sollën me pabesi ndaj meje, kur ecnin në kundërshtim me fjalët e mia.+

  • 1 Mbretërve 11:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 33 sepse më lanë+ dhe filluan të përkuleshin para Ashtorethit,+ perëndeshës së sidonitëve, para Kemoshit,+ perëndisë së Moabit, dhe para Milkomit,+ perëndisë së bijve të Amonit. Nuk ecën në udhët e mia dhe nuk bënë atë që është e drejtë në sytë e mi, as nuk respektuan ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore si Davidi, ati i tij.

  • Ezdra 9:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 7 Faji ynë ka qenë i madh që nga ditët e paraardhësve+ tanë e deri më sot.+ Për shkak të gabimeve tona, ne vetë, mbretërit+ dhe priftërinjtë+ tanë, kemi rënë në dorë të mbretërve të vendeve, të shpatës,+ të robërisë,+ të plaçkitjes+ dhe të turpit,+ tamam si në këtë ditë.

  • Nehemia 9:34
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 34 Mbretërit, princat, priftërinjtë dhe paraardhësit tanë+ nuk e kanë zbatuar ligjin+ tënd dhe as u kanë kushtuar vëmendje urdhërimeve+ ose përkujtuesve, me anë të të cilëve i paralajmërove.+

  • Ezekieli 20:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 16 sepse i kishin hedhur poshtë vendimet e mia gjyqësore, nuk kishin ecur sipas ligjeve të mia dhe i kishin përdhosur sabatet e mia, pasi zemra e tyre shkonte pas idhujve të pështirë.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo