BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Isaia 11:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë,+ që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,+ nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+

  • Jeremia 30:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob, dhe mos u tmerro, o Izrael!+—thotë Jehovai.—Sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë.+ E Jakobi do të kthehet dhe do të jetë rehat e pa shqetësime, e askush nuk do ta trembë.+

  • Jeremia 32:37
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 37 ‘Unë do t’i mbledh nga të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj nga zemërimi, tërbimi dhe indinjata ime e madhe,+ e do t’i sjell në këtë vend e do të bëj që të banojnë të sigurt.+

  • Ezekieli 20:42
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 42 Ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+ kur t’ju çoj në Izrael,+ në vendin që u betova t’ua jap paraardhësve tuaj duke ngritur dorën.

  • Ezekieli 34:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 13 Unë do t’i marr+ nga popujt, do t’i mbledh nga vendet e ndryshme, do t’i çoj në tokën e tyre+ dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, buzë brigjeve të ujit dhe afër tërë vendeve të banuara, që gjenden atje.+

  • Ezekieli 36:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 24 Unë do t’ju nxjerr nga kombet, do t’ju mbledh nga të gjitha vendet e do t’ju kthej përsëri në tokën tuaj.+

  • Ezekieli 37:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 12 Prandaj, profetizo dhe u thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë do t’i hap varret tuaja,+ do t’ju nxjerr që andej, o populli im, dhe do t’ju çoj në vendin e Izraelit.+

  • Amosi 9:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo