22 Në fund Jehovai nuk duroi dot më, për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja, për shkak të gjërave të neveritshme që bëtë,+ prandaj vendi juaj u bë një shkreti, për të ngjallur habi dhe që ta përdorin si mallkim, pa asnjë banor, siç është sot.+
11 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Përplasi duart,+ rrihi këmbët dhe thuaj ‘medet’, për tërë gjërat e këqija e të pështira që ka bërë shtëpia e Izraelit,+ sepse ata do të bien nga shpata,+ nga zia e bukës+ dhe nga murtaja.+
3 Tani të erdhi fundi!+ Unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas udhëve që ke ndjekur+ dhe do të hedh mbi ty tërë gjërat e tua të pështira.
29 Kur ta kem kthyer vendin në gërmadhë,+ po, në shkreti, për shkak të gjithë atyre gjërave të pështira që kanë bërë,+ ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”