30 Do të rrënoj vendet e larta+ që i mbani si të shenjta, do të zhduk mbajtëset e temjanit dhe do t’i vë kufomat tuaja mbi kufomat e idhujve tuaj të pështirë.*+ Shpirti im do t’ju urrejë thellësisht.+
20 Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+ t’i këputa vargonjtë, por ti the: ‘Nuk do të të shërbej.’ Mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+ u shtrive sa gjatë gjerë,+ duke u kurvëruar.+
2 Çoji sytë nga shtigjet e rrahura dhe shiko.+ A ka ndonjë vend ku dashnorët nuk kanë kryer kurvëri me ty?+ Je ulur përgjatë rrugëve duke i pritur, si arabi në shkretëtirë,+ dhe e ke ndotur vendin me kurvëritë e tua dhe me ligësinë tënde.+