BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 18:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 20 Prandaj Jehovai tha: «E fortë është britma e ankimit për Sodomën dhe Gomorrën,+ dhe shumë i rëndë mëkati i tyre.+

  • Zanafilla 19:24
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 24 Atëherë Jehovai bëri që mbi Sodomën dhe Gomorrën të binte squfur e zjarr nga Jehovai, prej qiejve.+

  • Ligji i përtërirë 29:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 23 kur të shohin squfur, kripë+ dhe zjarr,+ saqë tërë vendi nuk mbillet më e asnjë bimësi nuk mbin e nuk mugullon në të, si ndodhi pas përmbysjes së Sodomës dhe të Gomorrës,+ të Admahut+ dhe të Seboimit,+ që Jehovai i përmbysi nga zemërimi dhe furia e tij;+

  • Ligji i përtërirë 32:32
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 32 Hardhia e tyre është nga hardhia e Sodomës

      dhe nga brezaret e Gomorrës.+

      Rrushi i tyre është helm,

      bistakët e tyre janë të hidhur.+

  • Isaia 1:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 10 Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai,+ o tiranë+ të Sodomës!+ Vërini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o banorë të Gomorrës!

  • Isaia 3:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Vetë shprehja e fytyrës së tyre dëshmon kundër tyre,+ dhe ata e tregojnë mëkatin e tyre që i ngjan atij të Sodomës.+ Nuk e fshehin. Mjerë shpirti i tyre, sepse i bënë gjëmën vetes!+

  • Jeremia 23:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Kam parë gjëra të llahtarshme+ te profetët e Jerusalemit, ata kryejnë kurorëshkelje+ dhe ecin në udhën e gënjeshtrës.+ U japin zemër* keqbërësve, që të mos kthehen+ secili nga ligësia e vet. Për mua, të gjithë ata janë si Sodoma,+ dhe banorët e qytetit janë si Gomorra.»+

  • Juda 7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 7 Njësoj edhe Sodoma dhe Gomorra bashkë me qytetet përreth,+ pasi në të njëjtën mënyrë si të lartpërmendurit ishin dhënë pas kurvërisë dhe kishin shkuar pas mishit për përdorim të panatyrshëm,+ na janë vënë përpara si një shembull paralajmërues,+ duke pësuar ndëshkimin gjyqësor të zjarrit të përjetshëm.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo