7 Sundimi i tij i madh princëror+ dhe paqja nuk do të kenë fund+ në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij, që ajo të vendoset patundshmërisht+ dhe të qëndrojë me anë të drejtësisë+ dhe veprave të drejta+ që tani e në përjetësi. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+
25 Ata do të banojnë në vendin që i dhashë Jakobit, shërbëtorit tim, ku banuan paraardhësit e tyre.+ Atje do të banojnë+ përgjithmonë+ ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre, dhe Davidi, shërbëtori im, do të jetë prijësi i tyre jetë e mot.+
14 Atij iu dha sundim,+ lavdi+ dhe mbretëri,+ që t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët.+ Sundimi i tij do të zgjatë përgjithmonë dhe nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet.+
7 Atë që çalonte, kam për ta bërë një mbetje+ dhe atë që ishte çuar larg, një komb të fuqishëm.+ Jehovai ka për të mbretëruar mbi ta në malin e Sionit, tani e përgjithmonë.+
15 Engjëlli i shtatë i ra trumbetës.+ Ndërkaq, në qiell ushtuan zëra të fortë, që thoshin: «Mbretëria e botës u bë mbretëria e Zotërisë tonë+ dhe e Krishtit të tij,+ dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.»+