18 Ky çoi çdo gjë në Babiloni: gjithë pajisjet+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, të mëdha+ e të vogla, thesarin+ e shtëpisë së Jehovait, si dhe thesarin e mbretit+ e të princave të tij.
7 Veç kësaj, mbreti Kir nxori pajisjet e shtëpisë së Jehovait,+ që Nabukodonosori i kishte marrë nga Jerusalemi+ dhe i kishte vënë në shtëpinë e perëndisë së tij.+
16 Priftërinjve dhe tërë këtij populli u thashë: «Kështu thotë Jehovai: “Mos i dëgjoni fjalët e profetëve tuaj, që ju profetizojnë: ‘Ja, pajisjet e shtëpisë së Jehovait do t’i kthejnë shumë shpejt nga Babilonia!’+ Sepse ata ju profetizojnë një gënjeshtër.+
19 Kreu i truprojës+ mori legenët,+ mbajtëset e zjarrit, taset,+ enët, shandanët,+ kupat dhe taset për flijimet, të cilat ishin prej ari safi,+ si dhe ato që ishin prej argjendi safi.+
2 Jehovai i dha në dorë Jehojakimin, mbretin e Judës,+ bashkë me një pjesë të pajisjeve+ të shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, dhe ai i çoi në vendin e Shinarit,+ në shtëpinë e perëndisë së tij, e i vuri në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij.+