8 Atje do të ketë një rrugë të gjerë,+ po, një udhë, që do të quhet Udha e Shenjtërisë.+ Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të.+ Ajo u përket atyre që e ndjekin atë, dhe asnjë i marrë nuk do të endet nëpër të.
18 Në vendin tënd nuk do të dëgjohet më për dhunë dhe as për plaçkitje e rrënim brenda kufijve të tu.+ Ti do t’i quash muret e tua Shpëtim+ dhe portat e tua Lëvdim.
15 Ja mbi male këmbët e atij që sjell lajme të mira, të atij që shpall paqen.+ Kremto, o Judë, festat e tua.+ Mbaji zotimet e tua,+ sepse njerëzit e pavlerë nuk do të kalojnë më përmes teje.+ Ata do të shfarosen krejt.»+
21 Çdo kazan në Jerusalem dhe në Judë do të bëhet diçka e shenjtë që i përket Jehovait të ushtrive. Të gjithë ata që flijojnë, do të hyjnë, do t’i marrin dhe do të ziejnë në ta.+ Atë ditë në shtëpinë e Jehovait+ të ushtrive nuk do të ketë më asnjë kananit.»+
27 Por në të nuk do të hyjë+ kurrsesi asgjë që nuk është e shenjtë, askush që merret me ndonjë gjë të neveritshme+ dhe asnjë gënjeshtër.+ Do të hyjnë vetëm ata që janë shkruar në rrotullën e jetës të Qengjit.+