14 Karkalecat nisën të vinin mbi tërë vendin e Egjiptit, dhe u përhapën në gjithë territorin e Egjiptit.+ Ata sollën një rrënim të madh.+ Karkaleca të tillë s’kishin ardhur kurrë më parë në këtë mënyrë, dhe as kanë për të ardhur kurrë më.
14 Në rast se më vonë yt bir të pyet:+ ‘Çfarë do të thotë kjo?’, thuaji: ‘Jehovai na nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë,+ me forcën e dorës së tij.+
22 Brezi i ardhshëm, bijtë tuaj që do të vijnë pas jush, madje edhe i huaji që do të vijë nga një vend i largët, do të detyrohen të pyesin kur të shohin plagët e atij vendi dhe sëmundjet e tij, me të cilat e ka munduar Jehovai;+