29 «Mos u gëzoftë,+ o Filisti,+ asnjë prej banorëve të tu, vetëm sepse u thye shkopi i atij që të godiste!+ Sepse nga rrënja e gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues+ dhe fryti i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.+
4 për shkak të ditës që do të vijë, që të plaçkiten gjithë filistinët,+ që të shfaroset në Tir+ dhe në Sidon+ çdo i mbijetuar që i ndihmonte.+ Sepse Jehovai do t’i plaçkitë filistinët,+ mbetjen e atyre që erdhën nga ishulli i Kaftorit.+
16 ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta shtrij dorën kundër filistinëve,+ do të shfaros keretitët+ dhe do të shkatërroj pjesën tjetër të bregdetit.+
5 «Mjerë ju që banoni në viset e detit, në kombin e keretitëve!+ Fjala e Jehovait është kundër jush. Do të të shkatërroj edhe ty, o Kanaan, vendi i filistinëve, dhe s’do të mbetet më asnjë banor.+