Këngë e Davidit kur iku për shkak të të birit, Absalomit.+
3 O Jehova, pse kam kaq shumë armiq?+
Pse dalin kundër meje gjithë këta?+
2 Shumë njerëz thonë për mua:
«Perëndia nuk do ta shpëtojë.»+ Selah.
3 Por ti, o Jehova, je si mburojë rreth meje,+
je lavdia+ ime dhe Ai që më bën ta ngre kokën lart.+
4 Me zërin tim do t’i thërras Jehovait,
dhe ai do të më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë.+ Selah.
5 Do të bie të fle,
dhe do të zgjohem, sepse Jehovai më mbështet.+
6 Nuk do të kem frikë nga dhjetëra mijë njerëz,
nga kundërshtarët që më kanë rrethuar nga çdo anë.+
7 Ngrihu,+ o Jehova! Më shpëto,+ o Perëndi!+
Thyejua nofullat tërë armiqve të mi!+
Thyejua dhëmbët të ligjve!+
8 Shpëtimi i takon Jehovait.+
Ti e bekon gjithnjë popullin tënd.+ Selah.