26 O bijë e popullit tim, vishu me copë thesi+ dhe zhgërryhu në hi.+ Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+ sepse plaçkitësi do të vijë befas drejt nesh.+
10 Festat tuaja do t’i kthej në zi+ dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime. Do të bëj që çdo mes të ngjishet me copë thesi dhe çdo kokë të jetë e rruar.+ Gjendja juaj do të jetë sikur të mbanit zi për një bir të vetëm+ dhe përfundimi do të jetë si një ditë e hidhur.