8 Prapëseprapë, Perëndia i shpëtoi për hir të emrit të vet,+
që të bënte të njohur sa i fuqishëm është.+
9 Detin e Kuq e qortoi, dhe ai u kthye në tokë të thatë;
u priu përmes thellësive të tij si të ecnin nëpër shkretëtirë;+
10 nga kthetrat e armikut i shpëtoi+
dhe i shpengoi nga dora e kundërshtarit.+
11 Ujërat u lëshuan mbi kundërshtarët,
e asnjë prej tyre nuk mbeti gjallë.+