-
Veprat 7:30-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 Pasi kaluan 40 vjet, në shkretëtirën afër malit të Sinait, atij iu shfaq një engjëll në një flakë zjarri, në mes të një shkurreje me gjemba.+ 31 Moisiu u mrekullua nga kjo, por, teksa po afrohej për ta parë me vëmendje, u dëgjua zëri i Jehovait:* 32 ‘Unë jam Perëndia i paraardhësve të tu, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit.’+ Duke u dridhur i tëri, Moisiu nuk guxoi të shikonte më. 33 Jehovai* i tha: ‘Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri, është tokë e shenjtë. 34 Sigurisht që e kam parë shtypjen e popullit tim në Egjipt, e kam dëgjuar rënkimin e tyre+ dhe kam zbritur që t’i çliroj. Eja tani, do të të dërgoj në Egjipt.’
-