BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 10:15-17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Kananit i lindi Sidoni,+ i parëlinduri, dhe Hethi.+ 16 Prej tij erdhën edhe jebusitët,+ amoritët,+ girgasitët, 17 hivitët,+ arkitët, sinitët,

  • Eksodi 33:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 33 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Ngrihu që këtu bashkë me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit dhe nisu drejt vendit që iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit: ‘Do t’ia jap pasardhësit* tënd.’+ 2 Unë do të dërgoj para teje një engjëll+ dhe do të dëboj kananitët, amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.+

  • Ligji i përtërirë 7:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Kur Jehovai, Perëndia yt, të të çojë në vendin ku do të hysh së shpejti e që do të shtiesh në dorë,+ ai do të dëbojë para syve të tu kombe të mëdha+—hititët, girgasitët, amoritët,+ kananitët, perezitët, hivitët dhe jebusitët+—shtatë kombe më të mëdha e më të fuqishme se ti.+

  • Josiu 3:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Pastaj shtoi: «Nga kjo do ta dini se mes jush ka një Perëndi të gjallë+ që pa dyshim do t’i dëbojë patjetër para syve tuaj kananitët, hititët, hivitët, perezitët, girgasitët, amoritët dhe jebusitët.+

  • Nehemia 9:7, 8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Ti je Jehovai, Perëndia i vërtetë, që e zgjodhe Abramin+ dhe e nxore nga Uri+ i kaldeasve e i vure emrin Abraham.+ 8 Ti pe që zemra e tij ishte besnike ndaj teje,+ kështu bëre me të një besëlidhje që t’i jepje atij dhe pasardhësit* të tij vendin e kananitëve, të hititëve, të amoritëve, të perezitëve, të jebusitëve dhe të girgasitëve.+ Ti i mbajte premtimet, sepse je i drejtë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo