BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 29:16-18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 There dashin, merri gjakun dhe spërkate altarin në të gjitha anët.+ 17 Ndaje dashin në copa, laji zorrët+ e kërcinjtë, dhe copat e mishit bashkë me kokën vëri mbi altar. 18 Digje të gjithë dashin që të nxjerrë tym mbi altar, se është një blatim i djegur për Jehovain, një aromë e këndshme,*+ një blatim i bërë me zjarr për Jehovain.

  • Levitiku 8:18-21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Pastaj Moisiu solli dashin e blatimit të djegur, dhe Aroni me djemtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.+ 19 Moisiu e theri dhe me gjakun e tij spërkati altarin në të gjitha anët. 20 E ndau dashin në pjesë; kokën, copat e ndara dhe dhjamin e veshkave i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym. 21 Zorrët dhe kërcinjtë i lau me ujë, dhe pastaj e vuri tërë dashin të digjej e të nxirrte tym mbi altar. Ky ishte një blatim i djegur si aromë e këndshme,* një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

  • Levitiku 9:12-14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Pastaj Aroni theri blatimin e djegur dhe djemtë e vet i dhanë gjakun e blatimit, me të cilin ai spërkati altarin në të gjitha anët.+ 13 Ata i dhanë edhe blatimin e djegur të ndarë në copa, bashkë me kokën, dhe ai i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar. 14 Më tej lau zorrët e kërcinjtë dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar sipër blatimit të djegur.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo