23 Kështu Josiu shtiu në dorë tërë vendin, pikërisht siç i kishte premtuar Jehovai Moisiut.+ Pastaj Josiu ia dha vendin si trashëgimi Izraelit sipas fiseve, që të merrnin të gjithë pjesën e tyre.+ E vendi nuk pati trazira nga lufta.+
14Këto janë vendet që morën izraelitët si trashëgimi në vendin e Kananit, të cilin prifti Eleazar, Josiu, biri i Nunit, dhe krerët e shtëpive atërore të fiseve të Izraelit ua dhanë si trashëgimi.+