24 «Aroni do të bashkohet me popullin e tij.*+ Ai nuk do të hyjë në vendin që do t’u jap izraelitëve, sepse ju të dy ngritët krye kundër urdhrit tim në lidhje me ujërat e Meribës.+
28 Kështu Moisiu ia hoqi rrobat Aronit dhe ia veshi të birit, Eleazarit. Pas kësaj, Aroni vdiq atje në majë të malit,+ kurse Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali.
38 Prifti Aron u ngjit me urdhër të Jehovait në malin e Horit dhe vdiq atje ditën e parë të muajit të pestë në vitin e 40-të të daljes së izraelitëve nga Egjipti.+
6 Pastaj Izraeli u nis nga Berot-Bene-Jakani për në Moserah. Atje vdiq e u varros Aroni.+ Në vend të tij filloi të shërbente si prift i biri, Eleazari.+
50 Pastaj do të vdesësh në malin ku do të ngjitesh pas pak dhe do të bashkohesh me popullin tënd,* ashtu si vdiq në malin e Horit yt vëlla, Aroni,+ dhe u bashkua me popullin e tij,