14 Pas kësaj Jehovai i tha Moisiut: «Ja, dita e vdekjes sate është shumë afër.+ Thirr Josiun dhe paraqituni* në tendën e takimit* që t’ia ngarkoj detyrën atij.»+ Kështu Moisiu me Josiun vajtën dhe u paraqitën në tendën e takimit.
23 Pastaj Ai* ia ngarkoi detyrën Josiut,+ birit të Nunit, dhe i tha: «Ji i fortë dhe guximtar,+ sepse ti do t’i çosh izraelitët në vendin që u jam betuar,+ dhe unë do të jem vazhdimisht me ty.»