-
Zanafilla 48:17-19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Jozefit nuk i pëlqeu që i ati e vuri dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, prandaj u përpoq t’ia hiqte nga koka e Efraimit dhe t’ia vinte mbi kokën e Manaseut 18 dhe i tha: «Jo kështu baba, sepse i parëlinduri është ky.+ Vëre dorën e djathtë mbi kokën e tij.» 19 Por i ati nuk pranoi dhe i tha: «E di, biri im, e di. Edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të bëhet i madh. Mirëpo vëllai më i vogël do të bëhet më i madh se ai,+ dhe pasardhësit* e tij do të shtohen aq shumë, sa do të formojnë kombe të tëra.»+
-