BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Numrat 4:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Kur kampi të niset, Aroni dhe djemtë e vet duhet të mbulojnë vendin e shenjtë+ dhe të gjitha pajisjet e tij. Me të mbaruar ata, do të hyjnë djemtë e Kehathit që t’i mbartin,+ por nuk duhet t’i prekin gjërat e vendit të shenjtë, përndryshe do të vdesin.+ Për këto gjëra në tendën e takimit janë përgjegjës* djemtë e Kehathit.

  • Numrat 4:24-26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 24 Familjet e gershonitëve janë caktuar që të kujdesen dhe të mbartin këto gjëra:+ 25 ata do të mbartin pëlhurat e tendës së tabernakullit,+ pëlhurën e tendës së takimit, mbulesën e brendshme, mbulesën e jashtme prej lëkure foke,+ perden e trashë në hyrje të tendës së takimit,+ 26 perdet e varura të oborrit,+ perden e trashë në hyrje të oborrit,+ i cili rrethon tabernakullin dhe altarin, litarët e tendës, gjithë pajisjet e tyre dhe gjithçka që lidhet me të. Ky është caktimi i tyre.

  • Numrat 4:31-33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 31 Është përgjegjësi e tyre t’i mbartin këto gjëra+ si pjesë e shërbimit që bëjnë në tendën e takimit: skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat+ dhe bazamentet e tij me fole;+ 32 shtyllat+ e oborrit rrethues me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat e tendës,+ litarët e tendës bashkë me gjithë pajimet që përdoren për këto. Do t’ua caktoni me emra pajimet që kanë si përgjegjësi të mbartin. 33 Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e djemve të Merarit+ në tendën e takimit, nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.»+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo