BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Kronikave 15:28
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 28 Tërë izraelitët po e ngjitnin arkën e besëlidhjes së Jehovait me britma të gëzueshme,+ me tinguj briri, me trumbeta+ dhe me cimbale, duke u rënë fort instrumenteve me tela dhe harpave.+

  • 2 Kronikave 5:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 të gjithë levitët këngëtarë+ që i përkitnin Asafit,+ Hemanit,+ Jeduthunit+ dhe bijve e vëllezërve të tyre ishin veshur me pëlhurë cilësore dhe mbanin cimbale, instrumente me tela e harpa. Ata qëndronin në këmbë në lindje të altarit dhe bashkë me ta 120 priftërinj që u binin trumbetave.+

  • 2 Kronikave 7:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Priftërinjtë qëndronin në vendin e detyrës, si edhe levitët me instrumentet muzikore, që shoqëronin këngën për Jehovain.+ (Mbreti David i kishte bërë këto instrumente për të falënderuar Jehovain dhe për të thurur lavde me anë të tyre*—«sepse dashuria e tij besnike zgjat përjetë».) Priftërinjtë u binin fort trumbetave+ përballë tyre, kurse tërë izraelitët qëndronin në këmbë.

  • Ezdra 3:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Kur ndërtuesit hodhën themelet e tempullit të Jehovait,+ ishin të pranishëm priftërinjtë me rrobat zyrtare, me trumbeta,+ dhe levitët, bijtë e Asafit, me cimbale, për të lëvduar Jehovain sipas udhëzimeve të Davidit, mbretit të Izraelit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo