BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Numrat 22:5, 6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 5 Ai i dërgoi lajmëtarë Balamit, birit të Beorit në Pethor,+ që gjendet pranë Lumit,* në vendlindjen e tij, që ta thërrisnin me këto fjalë: «Nga Egjipti ka dalë një popull. Ai e ka mbuluar faqen* e dheut+ dhe banon pikërisht përpara meje. 6 Prandaj, të lutem, hajde dhe mallkoje këtë popull për mua+ se është më i fuqishëm se unë. Mbase arrij t’i mposht e t’i dëboj nga vendi, sepse e di mirë se ai që ti bekon, është i bekuar, dhe ai që ti mallkon, është i mallkuar.»

  • Numrat 23:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Atëherë ai tha këtë shprehje proverbiale:+

      «Balaku, mbreti i Moabit, më solli nga Arami,+

      nga malet e lindjes, e më tha:

      ‘Eja e mallkoje për mua Jakobin.

      Po, eja e dënoje Izraelin.’+

  • Numrat 23:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Atëherë Balaku i tha Balamit: «Ç’më bëre? Unë të mora që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti veçse i bekove.» +

  • Numrat 24:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Atëherë Balaku u tërbua me Balamin, duartrokiti me përçmim dhe i tha: «Unë të thirra që t’i mallkoje armiqtë e mi,+ kurse ti veçse i bekove, plot tri herë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo