BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 22:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 20 Kush u bën flijime perëndive të tjera përveç Jehovait, duhet shfarosur.*+

  • Eksodi 32:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Moisiu pa që populli ishte shfrenuar, sepse Aroni i kishte lënë pa fre, e kështu u turpëruan në sytë e kundërshtarëve të tyre.

  • Eksodi 32:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 dhe ai u tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Secili të ngjeshë shpatën, të kalojë përmes kampit, hyrje më hyrje,* e të vrasë vëllanë, fqinjin dhe shokun e vet të ngushtë.’»+

  • Ligji i përtërirë 13:6-9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Nëse yt vëlla, biri i nënës sate, biri ose bija jote, gruaja jote e shtrenjtë ose shoku më i ngushtë,* kërkon në fshehtësi të të prishë mendjen e të thotë: ‘Le të shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera’,+ që nuk i ke njohur as ti, as paraardhësit e tu, 7 ndonjë perëndie të popujve rreth e qark, afër ose larg, nga njëri skaj i vendit në tjetrin, 8 mos u dorëzo para tij dhe mos e dëgjo,+ të mos të vijë keq, të mos të dhimbset dhe as mos e mbro. 9 Përkundrazi, duhet ta vrasësh patjetër;+ e para do ta godasë dora jote për ta vrarë dhe më pas dora e tërë popullit.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo