-
Zanafilla 38:7-10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, i sillte pakënaqësi Jehovait, prandaj Jehovai ia mori jetën. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: «Martohu me gruan e vëllait tënd, ki marrëdhënie me të dhe bëj detyrën që i takon kunatit, që t’i lësh pasardhës vëllait tënd.»+ 9 Por Onani e dinte se ata nuk do të quheshin pasardhësit e tij.+ Prandaj, kur kryente marrëdhënie me gruan e të vëllait, e derdhte farën përtokë, që të mos i linte pasardhës të vëllait.+ 10 Por kjo ishte e keqe në sytë e Jehovait, prandaj ai ia mori jetën edhe atij.+
-