BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 4:25, 26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Kur të lindni bij e nipër dhe të banoni për një kohë të gjatë në atë vend, nëse veproni keq, nëse bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur,+ ndonjë formë të ndonjë gjëje apo bëni gjëra të liga në sytë e Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe e fyeni,+ 26 unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën, se keni për t’u zhdukur në çast nga vendi matanë Jordanit, ku po shkoni për ta shtënë në dorë. Nuk do ta keni të gjatë atje, sepse do të shfaroseni krejt.+

  • Ligji i përtërirë 30:17, 18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 17 Por nëse zemra juaj largohet nga Perëndia+ e ju nuk ia vini veshin, tundoheni e përkuleni para perëndive të tjera dhe u shërbeni,+ 18 po ju them sot se pa dyshim do të merrni fund.+ Nuk do të jetoni gjatë në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.

  • Josiu 23:12, 13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Por nëse ndodh që e braktisni dhe lidheni me ata që kanë ngelur nga këto kombe,+ të cilët qëndrojnë mes jush, dhe lidhni martesa*+ e shoqëroheni me ta, 13 ta dini mirë se Jehovai, Perëndia juaj, nuk do t’i dëbojë* më këto kombe për ju.+ Ato do t’ju bëhen një grackë, një lak, një kamxhik në shpinë+ dhe halë në sy, derisa të zhdukeni nga ky vend i mirë që ju ka dhënë Jehovai, Perëndia juaj.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo