BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 15:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Popujt do të dëgjojnë+ dhe do të dridhen;

      nga ankthi* banorët e Filistisë do të përpihen.

  • Eksodi 23:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Para se të shkosh atje, popujt do të kenë frikë prej meje;+ unë do t’i bëj rrëmujë gjithë popujt që do të të dalin përpara dhe tërë armiqtë e tu do t’ia mbathin të mposhtur* prej meje.+

  • Ligji i përtërirë 11:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 Askush s’do të të bëjë ballë.+ Ashtu siç të ka premtuar, Jehovai, Perëndia yt, do të bëjë që tërë vendi ku do të shkelësh,+ të ketë tmerr e frikë nga ti.

  • Josiu 2:9, 10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 dhe u tha: «Jam e sigurt se Jehovai do t’jua japë vendin.+ Ne na ka zënë frika nga ju+ dhe të gjithë banorët e vendit i ka lëshuar zemra për shkakun tuaj,+ 10 sepse kemi dëgjuar si Jehovai thau ujërat e Detit të Kuq para syve tuaj kur dolët nga Egjipti+ dhe çfarë i bëtë Sihonit+ dhe Ogut,+ dy mbretërve të amoritëve që i shfarosët* matanë* Jordanit.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo