-
Numrat 21:21-24Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Tani, Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe i tha:+ 22 «Na lër të kalojmë përmes vendit tënd. Nuk do të kthehemi as në ara e as në vreshta. Nuk do të pimë ujë nga asnjë pus. Do të ecim në Rrugën e Mbretit derisa të kemi kaluar përmes territorit tënd.»+ 23 Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij. Përkundrazi, mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Me të mbërritur në Jahaz, ai filloi luftën me Izraelin.+ 24 Por Izraeli e mposhti dhe i vrau me shpatë,+ si dhe shtiu në dorë vendin e tij+ nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër amonitëve, sepse Jazeri+ është kufiri i amonitëve.+
-
-
Ligji i përtërirë 2:32-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
32 Kur Sihoni bashkë me tërë popullin e tij doli kundër nesh në betejën që u bë në Jahaz,+ 33 Jehovai, Perëndia ynë, na e dha në dorë, prandaj ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe mbarë popullin e tij. 34 Në atë kohë, morëm gjithë qytetet e tij dhe çdo qytet e shkatërruam,* si edhe shfarosëm burrat, gratë e fëmijët. Nuk lamë gjallë asnjë.+
-