-
Levitiku 24:7-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Mbi secilën stivë duhet vënë temjan i bardhë safi, që do të shërbejë si blatim simbolik për bukën,*+ si një blatim i bërë me zjarr për Jehovain. 8 Ai duhet t’i sistemojë ato Sabat për Sabat, që të jenë vazhdimisht para Jehovait.+ Kjo është një besëlidhje e pandryshueshme me izraelitët. 9 Bukët do t’i takojnë Aronit e djemve të tij,+ dhe ata duhet t’i hanë në një vend të shenjtë,+ sepse janë një gjë shumë e shenjtë për priftin nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain. Ky është një rregull i pandryshueshëm.»
-
-
Marku 2:25, 26Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Por ai u tha: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 26 Në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, a nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë dhe a nuk hëngri bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve,+ e u dha edhe burrave që ishin me të?»
-
-
Luka 6:3, 4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Por Jezui iu përgjigj: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 4 A nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë, ku i dhanë bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve, dhe a nuk hëngri vetë dhe u dha edhe burrave që ishin me të?»+
-