-
1 Mbretërve 8:17-19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Ati im, Davidi, dëshironte me gjithë zemër të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 18 Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ti dëshiroje me gjithë zemër të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe shumë mirë që të lindi kjo dëshirë në zemër. 19 Megjithatë, shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti, por djali që do të të lindë.* Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+
-
-
1 Kronikave 17:4-6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
4 «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj.+ 5 Unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora Izraelin e deri më sot, por kam vazhduar të banoj nga tenda në tendë dhe nga një tabernakull në tjetrin.*+ 6 Gjatë gjithë kohës që lëviza me tërë Izraelin, a i thashë vallë ndonjërit prej gjykatësve të Izraelit, që i caktova të kullotnin popullin tim: “Pse nuk më ndërtuat një shtëpi me dru cedri?”’”
-
-
1 Kronikave 22:7, 8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Davidi i tha Solomonit, të birit: «Mua ma donte zemra të ndërtoja një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë tim.+ 8 Por fjala e Jehovait m’u drejtua e më tha: ‘Ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë luftëra të mëdha. Ti nuk do të ndërtosh një shtëpi për emrin tim,+ pasi ke derdhur shumë gjak në tokë para syve të mi.
-