BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 49:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Skeptri* nuk do të largohet nga Juda,+ as shkopi i komandantit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu,*+ dhe këtij do t’i binden popujt.+

  • 1 Mbretërve 8:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 20 Jehovai e mbajti premtimin që bëri, meqë unë zura vendin e Davidit, atit tim, dhe u ula në fronin e Izraelit, ashtu siç premtoi Jehovai. Gjithashtu ndërtova shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+

  • 1 Kronikave 17:11-14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Kur ditët e tua të mbarojnë dhe të jesh me paraardhësit e tu, unë do të nxjerr pas teje një pasardhës,* një nga bijtë e tu,+ dhe do ta bëj të patundur mbretërinë e tij.+ 12 Pikërisht ai do të më ndërtojë një shtëpi+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e tij përgjithmonë.+ 13 Unë do të bëhem ati i tij e ai do të bëhet biri im+ dhe nuk do ta largoj nga ai dashurinë time besnike,+ ashtu siç e largova prej atij që ishte përpara teje.+ 14 Do ta vendos në shtëpinë time dhe në mbretërinë time përgjithmonë,+ dhe froni i tij do të mbetet përjetë.’”»+

  • Psalmi 132:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Jehovai i është betuar Davidit

      e kurrë nuk do ta shkelë fjalën e tij:

      «Një nga pasardhësit e tu*

      do ta vë në fronin tënd.+

  • Isaia 9:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  7 Mbretërimi* i tij do të shtrihet kudo

      dhe paqja nuk do të ketë fund+

      në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij.

      Ajo do të vendoset patundshmërisht+ dhe do të qëndrojë

      me anë të gjykimit+ të drejtë e drejtësisë,+

      tani e përgjithmonë.

      Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.

  • Isaia 11:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Nga cungu i Jeseut+ do të dalë një degëz+

      dhe nga rrënjët e tij një filiz+ që do të japë fryt.

  • Mateu 21:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 Përveç kësaj, turma që shkonte para dhe pas tij, brohoriste: «Shpëtoje, të lutemi,* Birin e Davidit!+ I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!*+ Shpëtoje, të lutemi ty atje lart në qiell!»+

  • Mateu 22:42
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 42 «Ç’mendoni për Krishtin? Bir i kujt është?» Ata u përgjigjën: «I Davidit.»+

  • Luka 1:32, 33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 32 Ky do të jetë i madh+ e do të quhet Bir i Më të Lartit,+ dhe Perëndia Jehova* do t’i japë fronin e Davidit, të atit.+ 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund.»+

  • Gjoni 7:42
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 42 A nuk thonë shkrimet se Krishti do të vijë nga pasardhësit* e Davidit+ dhe nga Betlehemi,+ fshati i Davidit?»+

  • Veprat 2:30
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 Meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij do të vendoste një nga pasardhësit e vet,*+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo