-
Isaia 33:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Ai njeri që ecën gjithnjë me drejtësi,+
që thotë gjëra të drejta,+
që e hedh poshtë fitimin e pandershëm të nxjerrë me mashtrim,
duart e të cilit e refuzojnë ryshfetin në vend që ta pranojnë,+
që i mbyll veshët për të mos dëgjuar për gjakderdhje
dhe që i mbyll sytë për të mos parë të keqen,
16 ai njeri do të banojë në vende të larta.
Streha* e tij e sigurt do të jetë si një fortesë mes shkëmbinjve.
Bukën do t’ia sigurojnë,
dhe uji s’do t’i mungojë kurrë.»+
-